09:00 - 09:15
Vlera dhe ardhmëri të verërave shqiptare
Kumtues: Prof. Dr. Andrea Shundi, Karolina e Veriut, SHBA - Prof. Dr. Renata Kongoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë
-
Prof. Dr. Andrea Shundi
Karolina e Veriut, SHBA
-
Prof. Dr. Renata Kongoli
Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit, UBT
1.TRADITA dhe ARRITJE – Verëtaria iliro-shqiptare ka rrënjë e histori disa mijëravjeçare dhe është pjesë e djepit të verëtarisë evropiane, veçanërisht e asaj mesdhetare, që përbën vatrën themelore të vreshtarisë e verëtarisë botërore. Ky fakt dëshmohet me gjetjet arkeologjike: fara të karbonizuara rrushi para 9.000 vjetësh janë zbuluar në shpellën e Konispolit; rrënoja venarish ka në Bylis të Mallakastrës, në Shesh të Tiranës, në rrethina të qytetit Elbasanit. Albanologu i shquar Milan Shuflai dëshmon se Drivasti-Drishti i sotëm, qytezë ilire në rrethinat lindore të qytetit të Shkodrës, kishte verari të përkryera, prej nga vera edhe eksportohej në Republikën e Venedikut etj. Autoktonia e verërave shqiptare dëshmohet gjithashtu sepse kanë emërtimet e vendprodhimit të rrushit dhe të verërave përkatëse (Cerrujë, Dibrak, Kallmet, Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Vlosh, Vranç). Vera prej mjaltit është prodhuar edhe nga ilirët, çka vijon në trevat Lunxhëri e Zagori të Gjirokastrës etj. Në Kanunet e Lek Dukagjinit, të Arbërit, të Maleve të Dibrës trajtohen dhjetëra rregulla themelore për verëtarinë. Vijimësia e sukseshme e verétarisé nga anae diasporës shqiptare 5-7 shekullore (Dalmaci, Greqi, Itali, Ukrainé etj), veprimtaria tani e 50 verarive arbëreshe, ridëshmojnë rrénjët e thella të traditës. Autori i mirënjohur Henri Enjalbert shkruan “Shqiptarët bashkë me ishujt grekë në detin Jon dhe me Bosnjën, mund të kenë qenë “prejardhësi” i fundit për hardhinë mbas periudhës së akullnajave”.
Verëtaria ilire shqiptare, me traditë të dokumentuar qysh mëse 2000 vjet dhe e shoqëruar me peripecitë e kësaj periudhe të gjatë historike, veçanërisht gjatë ndalimit të prodhimit të verës në pesë shkekujt e pushtimit osman, tanimë ka përmasat e një veprimtarie ekonomike të përplotë, me shumë aksesorë dhe e përfshirë mirë në jetesën shoqërore dhe ekonomike të shqiptarëve. Në Shqipëri dhe Kosovë, verëtaria përbën vlerë të shtuar për ekonominë kombëtare. Veprojnë mbi 100 verari të licensuara-regjistruara, krahas shumësisë së verarive të prodhimit shtëpiak për nevoja familjare dhe tregun e vogël. Prodhohen rreth 15 lloje verërash bazë me kultivarët vendas, nga Cerruja deri te Vrançi, krahas verërave ndërkombëtare dhe atyre rajonore – tanimë edhe të prodhimit shqiptar, duke zenë shumë peshë në tregun tonë. Rreth 1/3 e verarive shqiptare zotërojnë 30-100 ha vreshta, madje në “Stone Castle” dhe “Theranda Wine” seliten përkatësisht rreth 2000 dhe 1200 ha vreshta. Veraritë shqiptare zotërojnë tërë blloqet me vreshta. Shumica e verarive, duke kontraktuar me fermerët vreshtarë, blejnë sasi të konsiderueshme rrushi. Prodhimi vjetor i verarive larmon nga disa dhjetëra mijë shishe me verë, deri në treqindmijë – dy milion të tilla. Përgjithësisht, niveli enoteknologjik është i shkallës rajonore mëse të përparuar, në to veprojnë laboratorë analizash kimike dhe organoleptike. Një bërthamë e mirë me agronomë dhe enologë e kimistë, vepron me arritje në veraritë shqiptare. Shumë verari janë kthyer në qendra agroturizmi dhe enogastronomike. “Rrugët e verës” kanë filluar të jetësohen, ku spikat ajo e mëse 25 venarive që janë të përqendruara në Rahovec dhe në Therandë. Verërat shqiptare janë paraqitur në panaire dhe konkurse ndërkombëtare qysh më 1905 dhe në vitet ‘2000, prania shqiptare në këto veprimtari është shumëfishuar, krahas eksportimit të verërave deri në SHBA.
Përparimi ekonomik dhe i turizmit gjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri dhe né Kosovë, kanë mundësuar pulse të reja dhe hove cilësore në veraritë shqiptare: janë investuar rreth 40 milion Euro për teknologjitë bashkëkohore, prodhohen gjithashtu verëra të cilësive me emërtime ndërkombëtare si Prestigj, Reserve, Kulmore. Verërat shqiptare kanë identitet vendor, duke u shquar për përmbajtjen e lartë të ekstraktit dhe alkoolit, për verëra të plota dhe me trup, për ngjyra të fuqishme dhe me aromë/shije karakterizuese e shprehëse ku spikatin sidomos ndjesitë frutore dhe lulore. Tashmë, shumica e verarive shqiptare janë sipërmarrje të mirëfillta, duke përbërë struktura biznesi të organizuara mirë në përgjithësi dhe me traditë të rrënjëzuar përgjatë dhjetëvjeçarësh. Tregues domethënës është se numri i verarive është në rritje të vazhdueshme, se kemi të bëjmë me verari që veprojnë me dinamizëm të spikatur lidhur me modernizimin e mëtejshëm të tyre dhe rritjen sasiore e sidomos cilësore të verërave.
Verëtaria shqiptare nuk është vetëm ajo çka veraritë prodhojnë e tregtojnë si edhe përdoret népër restorante etj. Prodhimi shtëpiak i verërave që është zanafilla e verëtarisë, vijon traditën, duke zënë peshë të konsiderueshme në prodhimin shqiptar të verërave. Shumë dashamirë të verërave prodhojnë cilësi dhe profile të ndryshme verërash, prandaj vëmendja dhe mbështetja duhen drejtuar edhe për këtë ‘levë’ të rëndësishme në jetesën e përditëshme familjare, në suazën e pasionit – shëndetit – gëzimeve dhe haresë që njerëzit përftojnë.
2.MANGËSI – Problemi themelor dhe shqetësues është se në trojet tona, prodhojmë më pak verëra vendase sesa ato ndërkombëtare dhe importi është më i madh sesa prodhimi vendas. Megjithëse Shqipëria është në pozicion gjeografik të privilegjuar për vreshtarinë e verëtarinë dhe me rreth 300 ditë diellëzim, sasitë e prodhimit të verës janë ende të ulta: prodhimi vendas i verës llogaritet rreth 25 000 hektolitra, ende importohen mbi 30 000 hektolitra, eksporti arrin vetëm 140 hektolitra në vit. Përdorimi i verës për frymë popullsie është në nivelin 4-6 litra në vit, tregues ende i ulët krahasuar me atë të vendeve të tjera evropiane. Me tregues të përafërt paraqitet edhe prodhimi e përdorimi i verës në Kosovë.
Shoqëritë e tregtimit me shumicë verërave, distributorët siç po emërtohen, rreth 95 për qind të verërave i kanë të importuara, çka ndodh edhe për shkak të politikës fiskale që prodhimin vendës nuk nxit dhe importin e ndihmon.
3.SYNIME – Ardhmëria e verëtarisë mbarëshqiptare nevojitet të mbështetet jo vetëm në rritjen sasiore dhe sidomos cilësore, por gjithashtu me vlerësimin dhe ndihmën më të madhe nga ana e organeve dhe institucioneve qeveritare, nga media dhe opinioni publik. Përpjesëtimi midis sasisë së tregtimit të verërave shqiptare dhe atyreve të huaja që prodhohen në Shqipëri dhe Kosovë ose importohen, arrin në përmasat rreth 0.2 : 0,8, çka nuk ndodh ne vendet e tjera të Europës, në SHBA, Argjentinë, Kili, Australi etj. Nevojitet vlerësim-mbështetje-ndihmë-bashkëpunim më i organizuar midis organeve qeveritare, institucioneve publike dhe verarive. Mediat është e nevojshme të jenë tribunë pozitive për produktet vendase, të mbrojnë pasurinë tradicionore dhe vlerat kombëtare.
Ligji i ri për verërat që po përgatitet
Përparimi enologjik i venarive mund të përqendrohet duke investuar në disa drejtime teknologjike: vendosja e temperaturës krahasimisht të ulët, të drejtuar dhe kontrolluar në tërë mjedisin e verarisë, përfshirë atë të pranimit dhe të shtypje-shtrydhjes së rrushit; pjekurimi/maturimi dhe moshimi i verërave leverdis të përdoren më shumë sepse rritet cilësia dhe të ardhurat nga shitjet, …………………………………………………………………………………………………..
Organizimi i Shoqatës së Verarive të Shqipërisë përbën domosdoshmëri të ditës dhe të perspektivës, në shërbim të bashkërendimit të veprimtarive midis tyre dhe me entet zyrtare e institucione të tjera, në shërbim të përparimit teknologjik – kualifikimit të punonjësve – pjesëmarrjes në konkurse e panaire edhe ndërkombëtare – gjetjes së tregjeve – mbrojtjes të drejtave ligjore të verarive dhe sidomos ndaj konkurrencave të paligjshme etj.
Organizimi dhe funksionimi i frytshëm i Muzeut të verërave shqiptare, do të ishte një tjetër dëshmi e lashtësisë dhe e traditës, për t’u shndërruar në shkollë dhe në mjedis teknik-shkencor, për të reflektuar lidhur me të shkuarën – të tashmen dhe ardhmërinë e verëtarisë sonë. Përpjekjet për themelimin e Akademisë Mbarëshqiptare të Verërave kanë filluar më 2018, duke hartuar kryesisht Statutin e saj, për të qenë qendër themelore lidhur me përpunimin e mendimit dhe të veprimit teknik e shkencor, për të nxitur dhe promovuar prodhimn vendës të verërave, për t’u ndërlidhur dhe bashkëpunuar me Akademitë e kësaj natyre që funksionojnë në vende të tjera. Këto dy institucione mbarëshqiptare, traditën – kulturën e prodhimit – shkencën verëtare shqiptare, do t’i shpërfaqin dhe realizojnë në rrafshe më të përplota.
Problemi madhor dhe synimi i këtij Simpoziumi është pikërisht konsolidimi i prodhimit cilësor dhe standardizimi i mirëfilltë, profilizimi i stileve, marketingu dhe evidentimi më i plotë i verërave shqiptare në mënyrë që të zënë vendin që u takon në tregun vendas, përtëritja e strategjisë dhe e politikës verëtare për të mundësuar që të vihet në kushte të barabarta e madje të privilegjuara ndaj verërave të huaja. Verëtaria shqiptare është në rrugë mëse të mbarë dhe mund të zhvillohet më tej, jo vetëm me përkushtimin dhe investimin teknologjik nga ana e verarive, por edhe përmes vlerësimit, mbështetjes dhe ndihmës më të madhe nga ana e organeve shtetërore, e institucioneve, e medias dhe e opinionit publik.
Viti 2021 është ndër vitet vreshtare dhe verëtare më historikë, sa që në botë emërtohet ‘më i miri i shekullit”. Ky fakt po ndodh gjithashtu sa i përket sasisë dhe veçanërisht cilësisë së prodhimit të verërave në troje shqiptare. Kjo ndodhi përkon me zhvillimin e Simpoziumit shkencor për vreshtarinë dhe verëtarinë në hapësirën e trojeve mbarëshqiptare. Këto dy ngjarje të shënuara