12:10PM - 12:20PM

Hetime të para mbi sëmundjet e fitoplazmës në varietetet lokale të hardhisë të Kosovës

Nga Agron Bunjaku , Zeinab Alsaheli , Nataša Mehle , Bekri Xhemali , Gazmend Gjinovci , Arben Mehmeti , Toufic Elbeaino

Location: Salla Aleks Buda, Akademia e Shkencave Tiranë

HETIME TË PARA MBI SËMUNDJET E FITOPLAZMËS NË VARIETETET LOKALE TË HARDHISË TË KOSOVËS

Agron Bunjaku1, Zeinab Alsaheli2, Nataša Mehle3, Bekri Xhemali1, Gazmend Gjinovci1, Arben Mehmeti4, Toufic Elbeaino2

Instituti Bujqësor i Kosovës, Laboratori i Mbrojtjes së Bimëve, Rr. Adem Jashari 244, 30000 Pejë, 7 Kosovë

2Istituto Agronomico Mediterraneo di Bari, Via Ceglie 9, 70010 Valenzano (BA), Italy

3National Institute of Biology, Večna pot 111, 1000 Ljubljana, Slovenia.

4Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Rr. Bill Clinton p.n, 10000 Prishtinë, Kosovë.

 

Një hulumtim lidhur me sëmundjet e fitoplazmave është kryer për herë të parë në lokalitete kryesore të kultivimit të hardhisë në Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë. Janë mbledhur gjithsej144 mostra nga 16 vreshta komerciale: 11 në Rahovec, 3 në Suharekë dhe 2 në Prizren që përfaqësojnë tetë kultivarë të rëndësishëm, përkatësisht: kultivarët “Prokupac” (30 mostra), “Reisling Italian” (22 mostra), “Smederevka” (21mostra), “Muskat Italian” (17 mostra), “Vranc” (17 mostra), “Muskat Hamburg” (15 mostra), “Zhamet” (12 mostra) dhe “Game” (10 mostra). Këto mostra janë marrë simptomatike me zverdhje të gjetheve, skuqje dhe pjekje të paregullt të drurit. Mostrat janë analizuar me analizën e Nested PCR dhe atë sasiore. Këto analiza kanë treguar se 35.4 % të mostrave, që i përkasin tetë kultivarëve rezultuan pozitivë për praninë e fitoplazmave në grupin 16Sr -XII. Sekuencat e fitoplazmave të 16S rADN të marra nga 15 mostra kishin identitet më të lartë; 99. 5% “Candidatus Phytoplasma solani”. Analiza e sekuencës së gjenit tuf tregoi se shtamet e gjetura në hardhitë Kosovare që janë të përfshira në grupin b1 të tipit tufë duke ndarë, 99.6 – 99.8%, të identitetit me llojet e lidhura “Candidatus Phytoplasma solani” me sëmundjen “bois noir” të hardhisë. Në shumë vende Evropiane, sekuencat e gjeneve secY janë 100% identike me ‘Ca. P solani’ të shtameve nga Bosnia dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe Turqia. Prania e ‘Ca. P solani’ u konfirmua në dy rajonet dhe në tetë kultivarët me shkallët përkatëse të infeksionit: “Prokupac” 53.3 %, “Reisling Italian” 13.6 %, “Smederevka” 28.5 %, “Muskat Italian” 5.8%, “Vranc” 58.8 %, “Muskat Hamburg” 33.3%, “Zhamet” 75% dhe” Game” 10%. Ky studim përmban informacionin e parë mbi praninë dhe karakterizimin molekular të fitoplazmave në vreshtat Kosovare. Bazuar në këto rezultate rekomandohet të përfshihet testimi për praninë e fitoplazmave në programin e certifikimit për kultivarët e hardhive në Kosovë.

Fjalët kyçe: “Bois noir”, 16S rRNA gene, PCR, sequencing, RFLP, phylogenetic analyses.

 

Social Share