10:00 - 10:15

Hardhia dhe vera Vranç

Kumtues Bekim Hoxha Drejtor i Departmenti për Vreshtari dhe Verëtari

Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë

  • Bekim Hoxha

    Bekim Hoxha

    Drejtor i Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari Kosove

HARDHIA DHE VERA VRANÇ

Vrançi është kulltivar hardhie dhe lloj vere, me shtrirje në Ballkanin Perëndimor prandaj bart një sërë emërtime dhe sinonime. Në Shqipëri konsiderohet kultivar autokton dhe quhet Vranc ose Vranç, duke aluduar se e ka prejardhjen nga fshati – ishulli Vraninë në veri të liqenit të Shkodrës, duke pasë parasysh kokrrat e rrushit me ngjyrë të kaltër në të zezë, shumë tërheqëse dhe me plot lëng të ëmbël, nga prodhohet verë me ngjyrë të kuqe në të mbyllet. Verërat e kuqe Vranç janë me cilësi deri tejet të lartë dhe vlerësohen shumë mirë në tregun vendor dhe në tregjet rajonore e Evropiane. Mbështetur ntë shumë fakte dhe dokumente historike. Vrançi është kultivar hardhie autoktone, pra Pellazge – Iliro – Shqiptare.

Në Kosovë, vatrat e selitjes së Vrançit janë trevat e Rahovecit dhe të Prizrenit dhe mandej selitja e kësaj hardhie u shtri në treva të tjera në Rrafshin e Dukagjinit. Tanimë në vreshtarinë e Kosovës, Vrançi është i pranishëm me 499 hektarë  vreshta. Ne bazë të hulumtimeve që kemi kryer përgjatë viteve 2013—2017, del se në kushtet agroekologjike të këtij rajoni, vreshtat me Vranç kanë cilësi e prodhimtari të lartë, që mesatarisht  arrin përmasat nga 13 500 kg/ha deri 18 800 kg/ha.

Ne rajonin vreshtar të Kosovës, vjelja e rrushit Vranç zakonisht fillon nga dhjetëditori i dytë i muajit shtator, varësisht nga kushtet klimatike, gjegjësisht të reshurave atmosferike, që shpesh herë sjellin probleme sidomos në afatin kohor të vjeljes, për çka, ndikim të madh kanë në ruajtjen e cilësisë së rrushit.

Tipet e verërave të prodhuara nga Vrançi, janë me potencial të lartë, me ekstrakt të bollshëm. Mushti i nënshtrohet tharmimimit alkoolik dhe atij malolaktik. Verërat e reja përgatiten për pjekurim/maturim duke u përpunuar në enë drunore për një peridhë nga 6 deri në 18 muaj, varësisht nga koha e nevojshme për të arritur harmoninë. Vrançi është lloji i verës që Kosova eksporton më së shumti  dhe me më shumë sukses.

Fjalë kyçe: Vranç, veti shqisore, veti agro – biologjike dhe teknologjike, tharmim alkoolik, tharmim malolaktik.

Social Share