12:30 - 12:45

Çiftimet më të mira: verëra shqiptare – gatesa tradicionore

Kumtues: Fation Tila Sommelier Enoteka Vena

Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë

Përshtatja e 10 verërave shqiptare me gatime tradicionale

Përshtatja e verërave me ushqimet dhe gatimet përkatëse, mbështetet në rregulla të mirë identifikuara dhe të përcaktuara, kryesisht në:

  • Përshtatje për harmoni, siç janë treguesit: strukturë trupore, amësim/aromë, shije dhe kohëzgjatja e saj, ëmbëlsia e verës;
  • Përshtatje për kontrast, siç janë treguesit: aciditeti i verës që kërkon gatesë me prirje të ëmbël, tanine që përmbajtjen e yndyrës sadopak e topitin, alkooli që lëngshmërinë e ushqimit dhe të gatesës e ter sadopak, butësia e verës që zbut shijet pikante dhe të fuqishme të ushqimit;

Përshtatja konsiderohet e përafërt dhe mund të ndryshojë nga viti i prodhimit të verës, nga mjeshtria e verëtarit dhe teknologjia që veraria përdor, si edhe nga gatimi – pjata. Një përshtatje e studiuar dhe e përshkruar me veçoritë kryesore të verërave dhe pjatave përkatëse, mund të jetë:

Cerruja – “Uka Farm” : pjata “Qifqi Gjirokastre”. Pra amësim mesatar : amësim që ndjehet mirë, amësim mbi mesatar : ushqim pak a shumë i ëmbël dhe me yndyrë mesatarisht, strukturë mesatare : strukturë e lehtë deri në mesatare, alkool mesatarisht : gatesë e lëngshme, shije e freskët dhe e drejtpeshuar : shije e lehtë dhe e mirë.

Debinë – “Bejko” ose “Nurellari”: pjata “Lakror me lëpjeta”. Pra amësim i shprehur paksa : amësim mesatar, aciditet mesatar : yndyrë mesatarisht, strukturë e mesme : strukturë të mesme, alkool mesatar : lëngshmëri mesatare, shje frutore e perimesh : shije të barishtore.

Pulës – “Alpeta”, “Çobo”, “Nurellari”, “Uka” : pjata “Speca të mbushur me domate, oriz dhe mish të grirë”. Pra amësim i shprehur sadopak : yndyrë mesatarisht, aciditet mesatar : yndyrë mesatare, strukturë mesatare : strukturë mesatare, alkool mesatarisht : lëngshmëri e mirë, shjie e drejtpeshuar dhe që zgjat : shije e mirë dhe komplekse.

Shesh i Bardhë – “Belba” ose “Duka” : pjata “Japrak”. Pra amësim mesatar : amësim më i shprehur, aciditet mesatar : prirje ëmbëlsie prej orizit, strukturë e lehtë në të mesme : strukturë e lehtë, alkool mesatarisht : lëngshmëri e spikatur, shije e lehtë barishtore : shije gjethesh rrushi.

Vlosh  – “Balaj” : pjata “Tavë krapi”. Pra amësim i shprehur : amësim mesatar erëzash dhe të pjekjes, aciditet mesatar dhe tanina të buta : mesatarisht ëmbëlsi e yndyrë, strukturë e mesme : strukturë mesatare, alkool shumë : lëngshmëri që thahet nga alkooli, shije elegante e pjekjes : shije e freskët dhe komplekse.

Kallmet Reserve – “Arbëri” : pjata “Tavë dheu”. Pra amësim i freskët dhe i shprehur : amësim i zakonshëm, aciditet mbi mesatar dhe tanine të buta : gatesë e yndyrshme, strukturë mesatare deri e plotë : strukturë e plotë, alkool mbi mesatar : lëngshmëri e yndyrë, shije e freskët elegante : shije veçorizuese.

Shesh i Zi – “Kokomani” ose “Belba” : pjata “Çomlek me mish lepuri”. Pra amësim mesatar : amësim të shprehur sadopak, aciditet i përmbajtur dhe tanine të shumta : prirje shje të ëmbël të lehtë dhe yndyrë mesatarisht,  strukturë e plotë : strukturë e duhur, alkool mbi mesatarisht : lëngshmëri e shquar, shije e përqenduar dhe e gjatë : shije e përkryer.

Serrinë Premium – “Nurellari” : pjata “Brinjë qëngji ne hell me patate”. Pra amësim i shprehur frutash dhe vanilje : amësim i shprehur gatimi të pjekur, aciditet i përmbajtur dhe shije e butë : shije paksa hidhérake e pëlqyer, strukturë e ngjeshur : strukturë mbi mesatare, alkool shumë : lëngshmëri mesatare, shije e plotë dhe e gjatë : shije e fuqishme nga pjekja dhe tymosja.

Vranç – “Bodrumi i Vjetër” ose “Theranda Wine” : pjata “Tavë sofre Gjakove”. Pra amësim i shprehur : amësim i lartë, aciditet mbi mesatar dhe tanine që ndjehen : yndyrë mesatarisht, strukturë e plotë : strukturë e plotë, alkool mbi mesatar : gatesë e lëngshme, shije e pasur dhe e gjatë : shije komplekse.

Dibrak – “Tradita” : pjata “ Peskavica”. Pra amësim mesatar : amësim i spikatur, aciditet mesatar dhe dendësi taninesh : yndyrë mbi mesatare, strukturë e plotë : strukturë mbi mesatare, alkool mesatarisht : lëngshmëri simbas pjekjes, shije e pasur dhe zgjat mesatarisht : shije e pasur.

Social Share