11:30 – 11:45

Veçori dhe krahasime të verërave shqiptare

Kumtues: Ylber Kuçi Shef i Divizionit te Vresharisë në DVV, Kosovë

Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë

  • Ylber Kuci

    Ylber Kuci

    Shef i Divizionit të Vreshtarisë në DVV, Kosovë

Veçori dhe krahasime shijuese/organoleptike të verërave shqiptare: Vranç, Shesh i Zi dhe Dibrak”  

Vrançi, Shesh i Zi dhe Dibraku janë kultivarë të mirënjohur hardhie vendëse, që kanë rol të rëndësishëm për ekonominë e Republikës së Kosovës. Rrushtë e këtyre kultivarëve  përdoren për prodhimin e verërave të kuqe me cilësi vërtet të lartë, të vlerësuara shumë mirë në tregun vendor dhe në tregjet rajonore e Evropiane.

Ndryshimet në përbërjen kimike dhe vetitë shqisore të pranishme të verërat Vranç, Shesh i Zi dhe Dibrak janë evidente. Këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e faktorëve agro – ekologjikë, si edhe e veçorive themelore botanike e biologjike për secilin nga kéto kultivarë hardhie.

Ne rajonin vreshtar te Kosovës, vjelja e rrushëve Vranç, Shesh i Zi dhe Dibrak zakonisht fillon nga dhjetëditori i dytë i muajit shtator deri në dhjetëditorin e dytë të muajit tetor, varësisht nga kushtet klimatike, gjegjësisht të reshurave atmosferike, që shpesh herë sjellin probleme në afatin kohor të vjeljes; por ndikim të madh kanë në mos ruajtjen e cilësisë së rrushit.

Tipet e verërave të prodhuara nga Vrançi, Shesh i Zi dhe Dibraku veçorizohen nga potenciali i  lartë. Këto verëra iu nënshtohen tharmimit alkoolik dhe atij malolaktik, për të reduktuar praninë e acidit mollor dhe për të krijuar drejtpeshë si edhe harmoni me rritjen e acidit qumështor. Verërat e reja përgatiten për pjekurim/maturim, duke i përpunuar në enë drunore për 6 deri në 18 muaj, varësisht nga koha e nevojshme për të arritur harmoninë. Me këtë  rast, vera fiton  tanine të  buta, amësimet/aromat vijnë  duke u bërë me komplekse, vera është  shumë  e rregulluar në  shije dhe pas pirjes lë  gjurmë. Krahas prodhimit si tipe të veçuara verërash Vranç, Shesh i Zi e Dibrak, ato përpunohen edhe të kupazhuara me lloje të tjera verërash, duke rritur larminë e tyre.

Fjalët kyçe: Vranç, Shesh  i Zi, Dibrak, përbërje kimike, veti shqisore, veti agro – biologjike dhe teknologjike, veçori ekonomike, tharmim alkoolik, tharmim malolaktik.

 

Social Share