09:45AM - 10:00AM

Hardhia dhe vera Kallmet

Kumtues: Rigers Kacorri Kantina Arbëri - Mamica Ruci, Prof. Dr. Renata Kongoli Universiteti Bujqësor i Tiranës - Sumeja Kurtaj, Kristian Gjokaj Kantina Medaur - Ernest Melani, Kantina Kallmeti.

Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë

HARDHIA DHE VERA KALLMET, KRAHASUAR NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR

Shumë rëndësi i është kushtuar kultivarëve autoktonë të hardhisë që janë më të përshtatshëm për prodhimin e verërave cilësore, dinjitoze dhe përfaqësuese. Këto pasqyrojnë  territorin, punën dhe kulturën vreshtare e verëtare të popullit shqiptar. “Kallmeti” është një nga kultivarët autoktonë të hardhisë, i njohur qysh në lashtësi, që spikat për prodhimin e rrushit tejet cilësor nga përpunohet vera tipike dhe unike KALLMET. Vreshtat me Kallmet seliten kryesisht në krahinat e qarqeve Shkodër dhe Lezhë, por vreshta të tilla ka në tërë Shqipërinë madje edhe në Kosovë.

Kallmeti është kultivar hardhie krahasimisht e qëndrueshme dhe përshtatet me kushtet klimatike dhe tokësore, duke dhënë maksimumin e vlerave dhe potencialin enologjik, që ky kultivar përfaqëson. Pjekja e rrushit Kallmet arrihet kryesisht në gjysmën e dytë të shtatorit dhe shquhet për aftésiné e lartë të prodhimit dhe përmbajtjen e sheqerit qé shkon 24-27%, në varësi të zonës dhe agroteknologjisë sé përdorur.

Verërat Kallmet kanë ngjyrë të kuqe gurgjaku/rubini me nuancë vjollcë, me shije të veçantë karakteristike lulesh dhe frutash të terura, me grade alkoolike mbi 12% – 14%, në mjaft raste edhe mbi 14 %; ndërsa aciditeti luhatet nga 4.4-6.4 g/l acid tartrik. Verërat Kallmet kanë përmbajtje të lartë të lëndëve fenolike dhe veçanërisht antocianine, që janë të rëndësishme për intensitetin e ngjyrës së verës së kuqe, Pjekurimi/Maturimi i tyre kryhet në voza prej druri lisi, për të fituar buket të veçantë dhe butësi, çka ruhet për një kohë të gjatë.

Qëllimi i këtij punimi është të nxjerrë në pah potencialin e këtij kultivari autokton të hardhisë, të vlerësojë tiparet dalluese të verërave Kallmet që në zonat vreshtare dhe verëtare të rajonit Lezhë-Shkodër-Malësi e Madhe, të vlerësojë optimizimin e treguesve të cilësisë dhe parametrave teknikë të këtyre verërave, të nxitet procesi i regjistrimit dhe certifikimit si verëra me Emërtim prejardhje të njohur dhe me Tregues gjeografikë të mbrojtur.

Për këtë qëllim janë pérdorur treguesit fiziko-kimikë dhe ato sensorialë, të dhënat e kantinave “Meduar” – Malësi e Madhe, “Kallmet” – Lezhë dhe “Arbëri” – Mirditë, që kanë vreshta dhe prodhojnë verëra  Kallmet. Shquhen për cilësi të admirueshme dhe janë të vlerësuar shumë nga konsumatorë vendas e të huaj. Verërat e prodhuara prej këtyre kantinave, spikasin për veçori të caktuara sipas zonës ku shtrihen vreshtat dhe për teknikat enologjike të përdorura. Prodhuesit e këtyre kantinave e kanë vlerësuar potencialin e këtij kultivari hardhie dhe i kanë kushtuar rëndësi të madhe teknikave të kultivimit, teknologjisë së përpunimit, ruajtjes në kushte të kontrolluara, vjetërimit në fuçi lisi dhe ambalazhimit për të arritur qëndrueshmëri dhe garanci në cilësinë e verës së prodhuar dhe tregëtuar edhe jashtë vendit. Verërat Kallmet të prodhuara nga këto kantina kanë marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ku janë vlerësuar edhe me çmime.

 

Fjalë kyçe: Kallmet, kultivar, autokton, vresht, verë.

Social Share