09:15 - 09:30
Kultivarët autoktonë dhe verërat në Shqipëri
Kumtuesi: Vicenzo Vitale sommelier, AIS Albania
Location: Salla Queen Geraldina, Hotel PLAZA, Tiranë
“ILIRIKUM” – KULTIVARË AUTOKTONË HARDHIE DHE VERËRA NË SHQIPËRI
Shqipëria është ndër vendet më të moçme prodhuese vreshtare dhe verëtare të Europës. Në Shqipëri, vreshtaria dhe verëtaria ishin zhvilluar qysh në shekullin e VIII – të para Krishtit, mbështetur në kultivarët autoktonë, që me gjasë kishin rezistuar qysh nga periudha e akullnajave. Prania e Vitis Vinifera Silvestris në gjithë territorin kombëtar, lë të mendosh se për hardhinë europiane, rajoni shqiptar përfaqëson, krahas një qendre tejet të rëndësishme ndryshueshmërie dytësore, gjithashtu një qendër zbutje-shtëpiakëzimi parësor të hardhisë.
Fushat e bregdetit shqiptar deri 5000 vjet më parë, siç shihet në pasqyrë, ishin përmbytur nga ujërat e detit Adriatik dhe të lumenjëve. Të tilla ishin ultësira e Zadrimës dhe e Sukthit, Myzeqeja.
Fusha e Myzeqesë vijon të quhet “drithniku i Shqipërisë”. Në ultësirën e Zadrimës éshtë prejardhja e një prej kultivarëve të hardhisë më premtues të Shqipërisë, “Kallmeti”. Në ultësirën e Sukthit ndodhet qyteti i Durrësit, themeluar me emrin Epidamn dhe mandej romakët e ripagëzuan me emrin Dyrrachium.
Në fushën e Myzeqesë, afér qytetit të tanishëm të Fierit, lindi qyteti i Apolonisë qé ishte qendër tregtare e lulëzuar dhe më vonë bashkë me Dyrrachiumin, u bënë vendnisjet e rrugës Egnatia, zgjatim dhe vijimësi e rrugës Appia që lidhte Brindizin deri në Selanik dhe në Byzantinum të Tharakës – Provincë romake e Epirit.
Në Shqipëri nuk ka një disiplinor-rregullore të prodhimeve bujqësore, ku të njihen më mirë zonat – rajonet e prodhimit përkatës. Studiuesit e vreshtarisë, për thjeshtësi, vendin e kané ndarë në katër breza gjatësorë që identifikojnë territorin shqiptar.
Kultivarët dhe ekotipet vendëse të hardhisë, përqendrohen në rreth 6 zona të Shqipërisë, çka lidhet me emërtimet e njëjta të këtyre kultivarëve dhe ekotipeve me ato të fshatrave nga kanë prejardhur, si edhe me traditën familjare të përçuar brez pas brezi. Për të thjeshtuar kuptimin, kam kërkuar të rikrijoj gjashtë areale – zona prodhimi vreshtar e verëtar; Zadrima, Sukthi, Myzeqeja, Narta, Korça, Përmeti.
Kultivarë të mirëfilltë autoktoktonë të hardhisë, që nuk kanë lidhje gjinore me kultivarét e hardhisë të vendeve fqinjë, janë: Kallmeti, Sheshi i Bardhë, Sheshi i Zi, Vloshi.