15:15PM – 15:30PM
Identifikimi i fidanishteve dhe sfidat për prodhimin e fidaneve të hardhive autoktone në Kosovë
Sylejman Bala, Nesim Morina
Location: Salla Aleks Buda, Akademia e Shkencave Tiranë
-
Sylejman Bala
Shef i Divizonit të PHSD në DVV Kosovë
-
Fatjon Tila
Sommelier, Kantina VENA
IDENTIFIKIMI I FIDANISHTEVE DHE SFIDAT PËR PRODHIMIN E FIDANEVE TË HARDHIVE AUTOKTONE NË KOSOVË
Sylejma Bala, Nesim Morina
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti për Vreshtari dhe Verëtari, Prishtinë, Kosovë
Zhvillimi i vreshtarisë intensive është i kushtëzuar nga prodhimtaria e fidanëve sa më cilësorë. Përzgjedhja e nënshartesave dhe e mbishartesave të përshtatshme, të garantuara nga aspekti shëndetësor, veçanërisht ndaj sëmundjeve, si virozat, nga fitoplazmat dhe dëmtuesit karantinorë, të përzgjedhur nga kultivarët më të mirë përmes seleksionimit klonal është hapi i parë dhe vendimtar për një vreshtari të mbështetur në baza të shëndosha. Paraqitja e insektit Filoksera (Phylloxera vastatrix) në Evropë gjatë shekullit të XIX-të, pothuajse i shkatërroi vreshtat në Evropë. Në trojet shqiptare, Filoksera u paraqit rreth viteve 1920-1941 duke shkaktuar dëme të mëdha në të gjitha vreshtat e mbjella me fidanë të hardhisë së butë. Vreshtaria në Republikën e Kosovës deri në çlirimin e saj ishte e kushtëzuar nga materiali fidanor i prodhuar në Serbi. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite, asnjë herë deri sot nuk është mundur të zgjidhet ky problem. Përpjekjet e ndërmarra pas luftës së fundit në Kosovë, me formimin e dy-tre ndërmarrjeve të vogla për prodhimin i fidanëve nuk i plotëson nevojat në rritje si sasi e aq më pak në cilësi. Sfidë e zhvillimi të vreshtarisë në Kosovë ende mbetet prodhimi i fidanëve mbështetur te një vreshtari me kultivarë autoktonë në Shqipëri dhe Kosovë. Sot, në Kosovë është më se e nevojshme mbështetja financiare nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë për: (i) formimin e grupit kërkimor-shkencor për krijimin e kloneve autoktone në kuadër të DVV-së, në bashkëpunim me institucionet shkencore në Kosovës (IBK-Pejë) dhe në Shqipëri; (ii) ngritjen e vreshtit amë antifilokserik me klonet e reja të nënshartesave (iii) përzgjedhjen dhe evidentimin e vreshtave, nga të cilat do të merren mbishartesat nga kultivarët më cilësorë autoktonë ekzistues, të mbështetur në hapat e nevojshëm shkencorë për këtë qëllim; (iv) mbështetjen për prodhuesit e fidanëve me pajisjet teknologjike bashkëkohore; (v) fuqizimin e institucionit përgjegjës për kontrollimin e materialit fidanor para, gjatë dhe pas prodhimit.
Fjalë kyçe: fidan, kultivar autokton, vresht amë, teknologji.