Simpoziumi

Siumpozium Shkencor Mbarëkombëtar

Verëtaria dhe Vreshtaria Shqiptare

Qëllimi i veprimtarisë
Shqipëria dhe Kosova janë nga vatrat më të lashta të kultivimit të hardhisë në Evropë falë kushteve klimatike mesdhetare.
Vitet e fundit vihen re tendenca në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të mbjella me vreshta të reja si dhe i shërbimeve në vreshtat ekzistuese. Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti, kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.

Verërat shqiptare kanë përparuar dukshëm sidomos në drejtim të pjekurimit dhe moshimit të tyre, përdorimit të vozave të lisit të llojit barik, vendosjes së sistemeve të temperaturave të drejtuara në venari etj.

Krahas arritjeve pozitive, në këtë periudhë shfaqen edhe dukuri negative, që kanë të bëjnë me përdorimin për mbjellje të copave të pashartuara, të fidanave të pacertifikuar nga pikpamja gjenetike dhe sanitare, me të meta nga mbjellja në vjelje. Kjo vjen kryesisht nga njohuritë e kufizuara lidhur me biologjinë e hardhisë si edhe të teknologjive bashkëkohore të kultivimit të vreshtit.

Dhjetë kultivarët e hardhise me të cilët verërat shqiptare mund të përfaqësohen më denjësisht janë: Cerujë, Debinë, Dibrak, Kallmet, Pulës, Serrinë, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, Vlosh, Vranç.

Problemi madhor për verëtarinë shqiptare është se në trojet e saj ende nuk gëzon vlerësimin që i takon, identiteti i verërave shqiptare ende nuk është konsoliduar në përmasat e nevojshme, mungon standartizimi i mirëfilltë i tyre.

Simpoziumi ka për qëllim të bashkojë kërkues, specialistë dhe biznesmenë me përvoja të spikatura në fushën e vreshtarisë dhe verëtarisë dhe të studimeve të lidhura me të, për të paraqitur përvojat më të mira pozitive si dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve të spikatura.

300

2-4 Dhjetor, 2021Tirane, Shqiperi - Rahovec Kosove