9:40 - 10:10

Sistemi kadastral i Vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës në Kosovë.

Nga Nesim Morina dhe Ylber Kuçi Departamenti per Vreshtari dhe Verëtari (DVV)

Location: Salla Aleks Buda, Akademia e Shkencave Tiranë

  • Nesim Morina

    Nesim Morina

    Shef i Divizionit të Vreshtarisë në DVV Kosovë

  • Ylber Kuci

    Ylber Kuci

    Shef i Divizionit të Vreshtarisë në DVV, Kosovë

SISTEMI KADASTRAL I VRESHTAVE DHE I KONTROLLIT TË KUALITETIT TË VERËS NË KOSOVË

Nesim Morina & Ylber Kuçi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departmenti për Vreshtari dhe Verëtari, Prishtinë, Kosovë

Republika e Kosovës ka 3 473 ha me vreshta të shpërndara në tetë zona Vreshtare. Kultivimi i hardhisë së rrushit është i pranishëm në Rrafshin e Dukagjinit më shumë se 95%. Po ashtu, kultivimi i hardhisë në sipërfaqe me të vogla është i shpërndarë edhe në dhjetë Komuna. Për të menaxhuar pasuritë në Vreshtari dhe Verëtari, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka krijuar Regjistrin e Vreshtave dhe Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë së Verës. Sistemi Kadastral i Vreshtarisë përmban regjistrin elektronik të të gjithë vreshtave në Republikën e Kosovës. Ky Regjistër evidenton  ndryshimet në vreshta, mbjelljet, shkuljet, rimbjelljet, marrjen e koordinatave, parcializimin, digjitalizimin, vektorizimin e vreshtave, menaxhimin e hartës, të dhënave të fermerëve, vreshtave, varieteteve dhe deklarimin e vjeljeve. Platforma programore Kaveko është web aplikacion me qasje 24/7 në 365 ditë. Ky sistem ka rol të rëndësishëm për ekonominë e Republikës së Kosovës. Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë së Verës dhe Pijeve të forta Alkoolike ka digjitalizuar të gjitha procedurat që nga pranimi i verës e deri në certifikimin e saj, duke përfshirë edhe skemat e vlerësimit organoleptik, deklarimet vjetore të prodhimit të verës dhe deklarimet vjetore të rezervave të verës. Qëllimi përfundimtar është menaxhimi me deklarimin vjetor të prodhimit të rrushit, deklarimin vjetor të prodhimit të verës dhe deklarimin vjetor të rezervave të verës.

Fjalët kyçe: regjistër, sistemi kadastral, digjitalizim, platformë programore, certifikim.

Social Share